Skip to content

U përfundoi dënimi me afatet e paraburgimit, lirohen nga qelia dy vartësit e Thoma Gëllçit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit, Julian Tapia e Ervin Murja janë liruar nga qelia. Avokatët mbrojtës të tyre i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për shuarje të masës së sigurisë pasi duke llogaritur edhe paraburgimin, ata kanë përfunduar dënimin.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela. Dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj u dënuan me nga 1 vit burg secili, për akuzën e “Shkeljes se barazisë në tendera”.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh, me qëllim blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dënojë, duke e shpall fajtor ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllci duke e dënuar atë me 2 vite burg.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit u reduktua në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Duke llogaritur edhe paraburgimin, ish drejtori i TVSH-së, Gëllçi, pritet që të përfundoje dënimin në muajin shtator.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë