KQZ nuk regjistroi ditën e sotme Sali Berishën dhe grupin e tij në koalicion me LSI, me argumentin se nuk ka parti dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

Kjo ka sjellë reagimin e grupit  të Berishës, duke thënë se ky vendim i sotëm i KQZ është një tjetër manovër e Ramës, i cili po bënë gjithçka që opozitën ta përfaqësojë pengu i tij Lulzim Basha.

REAGIMI:

Sot, njësoj si në dt 8 Janar, shqiptarët u bënë dëshmitarë se Rama po bën çdo gjë që opozitën ta perfaqësojë pengu i tij Lulzim Brava dhe ish-ministrat e tij.

Por tashmë demokratët e kanë të qartë kush është opozita e vërtetë! E kanë të qartë nga humbjet e njëpasnjëshme këto 8 vjet të gjitha si pasojë e shitjes që Lulzim Brava u bëri sakrificave dhe kontributit të tyre për fryrjen e xhepit familjar. Ata kanë parë qartësisht aferat e përbashkëta të pazarit Rama – Basha për portin e Durrësit dhe ndërtimet tek “5 Maji”.

E kanë edhe më të qartë nga helmi dhe burgu që Lul Kimiku u dha brenda shtëpisë së tyre në dt 8 Janar me policinë e Edi Ramës.

Por nuk ka procedurë, tutor apo pazar që do e shpëtojë Lulzim Bravën nga verdikti i votës!

Në dt 6 Mars demokratët do votojnë si njerëz të lirë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” të cilët, në ndryshim nga kandidatët e zarfeve të Lulzim Pazarit, ata i zgjodhën vetë përmes parimit një anëtar një votë!

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re