Dy deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Etilda Hoti ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Etikës që i përjashtoi për 10 ditë nga Kuvendi.

Në ankimimin drejtuar Byrosë së Kuvendit, ligjvënëset demokrate theksojne se ky vendim është antikushtetues dhe akt i rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

Sipas deputeteve mbledhja e Sekretariatit është organizuar në mohim të të drejtave të deputeteve dhe mungesë totale transparence, si edhe të provave e fakteve.

Gjithashtu shprehen se pretendimet e 7 deputetëve socialistë për shkelje janë tendecioze dhe të pabazuara.

“Mbledhja e Sekretariatit është mbajtur on-line, në shkelje të Rregullores së Kuvendit e cila në asnjë rast nuk parashikon që mbledhjet e këtij Sekretariati, mund të mblidhen on-line. Pretendimet e shtatë deputetëve (4 prej tyre zonja deputete) në adresë të dy zonjave Deputete për “shkelje”, janë të pabazuara, tendencioze, të përgjithshme dhe të paindividualizuara sa duhet, si dhe mbi të gjitha, veprimet që atribuohen sipas kërkuesve nga dy zonjat deputete objekt i procedimit dhe/apo aktet e tyre nuk parashikohen në Rregulloren e Kuvendi si shkelje”, theksohen në dokument.

Albana Vokshi dhe Etilda Hoti pretendojnë se kanëprotestuar paqësisht dhe qetësisht, duke qëndruar në këmbë me pankarta në duar.

“Kjo provohet lehtësisht. mjafton që Sekretariati të kishte administruar procesverbalet e seancës së 15 shkurtit dhe materialet video të saj. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse urdhëri për dënimin e dy deputeteve ka qenë politik dhe i paracaktuar.

Përsa i përket pajisjeve zhurmuese, tërheqim vëmendjen tuaj se sipas Rregullores së Kuvendit (varianti i fundit), sanksionohet me masa disiplinore përdorimi i materialeve piroteknike, por në asnjë rresht të Rregullores nuk parashikohet ndalimi i mjeteve zhurmuese”, shprehen deputetet.

DOKUMENTI

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re