Dy deputetet e PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti kanë shkuar në derën e Kuvendit, duke tentuar të hyjnë brenda.

Por ligjvënëset demokrate, të cilat janë përjashtuar për 10 ditë nga Parlamenti, nuk janë lejuar të hyjnë brenda nga Garda.

Albana Vokshi dhe Elda Hoti ankimuan vendimin e Komisionit të Etikës në Byronë e Kuvendit, por mbledhja nuk u zhvilluar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e PS nuk ishin paraqitur, duke u lënë në fuqi vendimi për përjashtimin e tyre.

Pas dështimit të mbledhjes ditën e djeshme (21 shkurt), dy deputetet dolën në një konferencë të përbashkët për media.

Vokshi u shpreh se mbledhja nuk u zhvillua me urdhër të Ramës, ndërsa tha se vendimi i Sekretariatit të Etikës tashmë është nul dhe nesër do të marrin pjesë në seancën plenare.

“Edhe e ndoqët, mbledhjen e turpshme të Byrosë së Kuvendit mbas ankimimit që unë dhe kolegia Hoti bëmë për vendimin antikushtetues për përjashtimin për 10 ditë nga e gjithë veprimtaria parlamentare.

Shumë kolegë na thanë se nuk do arrini asgjë, por patë që mbledhja e stisur dështoi me sukses. U dhanë urdhër për të dështuar sepse nuk u bë kuorumi. Felaj tha se kaq mund të bëj për ju. Mirë që të dënojnë pa ndjekur asnjë procedurë, afat dhe në shkelje të neneve 64 dhe 65, por nuk të japin as mundësinë të kundërshtosh.

Një mesazh kam për Ramën dhe Nikollën dhe deputetët e mazhorancës, nuk do ia dilni dot. Edhe një deputet të mbetet në Kuvend, ju sigurojmë që nuk do të ketë jetë normale parlamentare. Vendimi është nul, nesër unë dhe kolegia do të jemi në seancë plenare”, tha Vokshi.

Ndërsa Hoti tha se deputetët e PS-së nuk patën guxim të shprehin arsyet pse kërkuan përjashtimin e tyre, ndërsa tha se Parlamenti është kthyer në noter të krimit.

“Sot anëtarët e Byrosë së Kuvendit, ishin fshehur dhe nuk kishin guxim të përballeshin mbi arsyet se pse përjashtuan deputetë. E kuptojmë hallin e tyre, janë të trembur nga protesta qytetare, këtë nuk ua zgjim dot. Në shkelje të çdo rregulloreje përjashtimi i deputetëve. Ata që firmosën përjashtimin as nuk e dinin çfarë po firmosur. Parlamenti është kthyer në noter të krimit. Ne protestojmë për të kthyer parlamentin në shinat e kushtetutshmërisë. Përjashtimet nuk na de motivojnë”, tha Hoti.

Përplasja në sallë

Është shoqëruar me tensione mbledhja e Byroja e Kuvendit pasi nuk u arrit mbledhja e kuorimit të nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës së dy deputeteve të PD-së për shfuqizimin e vendimit të Sekretariatit për përjashtimin e tyre nga Kuvendi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u shpreh se nuk mund të deklaronte të hapur mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët socialistë nuk ishin të pranishëm në sallë.

Ermonela Felaj la në fuqi vendimin e Sekretariatit, duke shkaktuar tensione në sallë, ku deputetja Albana Vokshi iu drejtua duke thënë “nxirrni deputetët, ku i keni fshehur”.

“Nuk mund ta deklaroj të hapur mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit. Vendimi i Sekretariati mbetet në fuqi”, u shpreh Ermonela Felaj.

“Nxirri deputetët, ku i ke fshehur. Keni turp apo nuk keni”, i drejtohet Albana Vokshi.

“Kaq mund të bëjmë për ju. ditën e mirë”, përgjigjet nënkryetarja e Kuvendit dhe largohe nga salla.

“Ku i keni fshehur deputetët. Jeni të frikësuar”, tha deputetja Vokshi.

 Ankimimi i vendimit

Në ankimimin drejtuar Byrosë së Kuvendit, dy ligjvënëset u shprehën se vendimi ishte antikushtetues dhe akt i rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

Sipas deputeteve mbledhja e Sekretariatit është organizuar në mohim të të drejtave të deputeteve dhe mungesë totale transparence, si edhe të provave e fakteve.

Gjithashtu shprehen se pretendimet e 7 deputetëve socialistë për shkelje janë tendecioze dhe të pabazuara.

“Mbledhja e Sekretariatit është mbajtur on-line, në shkelje të Rregullores së Kuvendit e cila në asnjë rast nuk parashikon që mbledhjet e këtij Sekretariati, mund të mblidhen on-line. Pretendimet e shtatë deputetëve (4 prej tyre zonja deputete) në adresë të dy zonjave Deputete për “shkelje”, janë të pabazuara, tendencioze, të përgjithshme dhe të paindividualizuara sa duhet, si dhe mbi të gjitha, veprimet që atribuohen sipas kërkuesve nga dy zonjat deputete objekt i procedimit dhe/apo aktet e tyre nuk parashikohen në Rregulloren e Kuvendi si shkelje”, theksohen në dokument.

Albana Vokshi dhe Etilda Hoti pretendojnë se kanëprotestuar paqësisht dhe qetësisht, duke qëndruar në këmbë me pankarta në duar.

“Kjo provohet lehtësisht. mjafton që Sekretariati të kishte administruar procesverbalet e seancës së 15 shkurtit dhe materialet video të saj. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, sepse urdhëri për dënimin e dy deputeteve ka qenë politik dhe i paracaktuar.

Përsa i përket pajisjeve zhurmuese, tërheqim vëmendjen tuaj se sipas Rregullores së Kuvendit (varianti i fundit), sanksionohet me masa disiplinore përdorimi i materialeve piroteknike, por në asnjë rresht të Rregullores nuk parashikohet ndalimi i mjeteve zhurmuese”, shprehen deputetet.

DOKUMENTI

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re