ELBASAN – Pas aksidentit të rëndë të ndodhur sot orët e para të mëngjesit në Elbasan, ku humbi jetën një person, policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Më datë 28.05.2018, rreth  orës 01:50, në aksin rrugor  Elbasan –Metalurgji,  mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe ,  në  lagjen “Skënderbej”,  Elbasan, paraprakisht dyshohet se  ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes  mjeti ka shpërthyer , ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar   për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të  daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.

(e.f/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re