Skip to content

U përplas keq me Yuri Kim dhe foli për ”raketa”, Meta thërret konferencë urgjente me gazetarët

Meta Blushi 3

Një ditë pas përplasjes së fortë në distancë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, presidenti Meta ka paralajmëruar sot një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët, në lidhje me denoncimin e krimeve zgjedhore. Meta fton të gjithë funksionarët e drejtësisë dhe të policisë për ta ndjekur live.

Presidenca:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.

Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb