Skip to content

U përplas me autobusin, kamionçina përfundoi në kanal/ Pamje nga aksidenti në aksin Elbasan-Peqin, pasagjerët në panik dalin në rrugë. Ambulanca në vendngjarje

9cd2113b 5d58 45da a09c ee4a26299134

Një aksident rrugor u regjistrua në aksin Elbasan-Peqin, në zonën e Përparimit.

Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një autobus, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet.

Aksidenti ka shkaktuar frikë dhe panik tek pasagjerët. Të cilët pas përplasjes kanë dalë menjëherë në rrugë. Siç shihet nga pamjet, kamionçina përfundoi në kanal. Ndërsa ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet që të zbardhen rrethanat dhe dinamika e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet për përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.