Skip to content

U përplas me motorrin e një 60 vjeçari që ndodhet në spitalin e Traumës, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit në Krujë

Është arrestuar në flagrancë 31 vjeçari me inicialet F.Ç, banues në Arrameras të Krujës pasi në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip ‘Audi’ ka përplasur drejtuesin e një motorri i cili ka qenë shtetasi 60 vjeçar me inicialet H.K banues në Fushë Krujë.

60 vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotë

Është arrestuar në flagrancë shtetasi F.Ç., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin H.K., 60 vjeç, banues Fushë Krujë.
Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb