Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të hëne në Vlorë. Dy automjete të tipit Volksëagen Touareg u përplasën me njëra tjetrën në rrugën “Transballkanike”. Gazetari i Abc News, Elton Nika raportoi se drejtuesi i një prej mjeteve është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Gjithashtu mësohet se drejtuesi i ‘Touareg-ut’, pak momente përpara se të shkaktonte aksidentin në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua, e cila ndodhet në spital. Mësohet se është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.