Skip to content

U përplas nga kamioni/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 50 vjeçarja

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Delina Cera, e cila u përplas nga një kamion në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit.

 

Aksident i rëndë ka ndodhur pranë një karburanti, ku një grua 50-vjeçare është përplasur nga një kamion. Delina Cera, banuese në Milot është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën por që nuk ka mundur dot t’ja dalë mbanë, duke ndërruar jetë.

 

Drejtuesi i kamionit S.L, 39 vjeç, banues në Kamëz është shoqëruar në komisariatin e policisë së Kurbinit.