Personi që udhëtonte me biçikletë dhe u përplas nga makina në aksin Lezhë-Milot, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku një makinë ka përplasur një shtetas që lëvizte me biçikletë.

I plagosuri nuk është identifikuar ende. Fillimisht u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës por si pasojë e plagëve të rënda është dërguar në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re