Mësohet se aksidenti ka ndodhur në një rrugë të njohur për vrapim, çiklizëm dhe ecje në zonë

Një 48-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Irlandë.

Viktima raportohet se është Anila Muça, nënë e dy fëmijëve, e cila disa ditë më parë u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ajo dhe dy miqtë e saj po vraponin në një park. Pas disa ditësh në spital, ajo nuk m undi t’i mbijetonte plagëve të mara. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës Blennerville, një rrugë e njohur për vrapim, çiklizëm dhe ecje në zonë.

Anila Muça ishte një atlete e apasionuar, pasi kishte marrë pjesë në një numër të madh maratonash gjatë viteve të fundit.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe klubi “Born to Run” ku ajo bënte pjesë.

  • “Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se mikesha e mirë Anila, ka ndërruar jetë pas një aksidenti. Lutjet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për dy stletet e tjera që po vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet këtë mbrëmje”– thuhet në reagim.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko