Nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra këmbësori që u përplas nga makina në orët ë pasdites në aksin Milot-Rrëshen.

Këmbësori mësohet se ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”.

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur këmbësorin identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Për pasojë këmbësori humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re