Skip to content

U përplas nga traileri në Elbasan, ndërron jetë 62-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçari i cili u aksidentua mesditën e sotme në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në unazën e qytetit të Elbasanit, pranë Kryqëzimit të Cërrikut.

Drejtuesi i mjetit trailer V.M., 55-vjeç aksidentoi 62-vjeçarin R.Z , i cili u transportua në spital, por që fatkeqësisht nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra gjatë aksidentit.