Humb jetën i riu 18-vjeçar që u aksidentua pak ditë më parë.

Bjorni Papri nga Elbasani ishte duke ecur me motor ku është përplasur nga një makinë në Shirgjan. 18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, mësohet se ka humbur jetën. Ishin te shumtë ata qytetarë që u mobilizuan për të dhuruar gjak për të riun, por pas disa ditësh në gjendje kome ai sot ka ndërruar jetë.

Kujtojme se drejuesja e mjetit u la ne arrest shtepie pasi ka nje fëmijë nën moshën tre vjeçare.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re