KLP ka rikthyer në detyrë prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çelën.

 

Në mbledhjen e kësaj të hëne, KLP vendosi me 6 vota pro dhe 5 kundër duke rrëzuar kështu urdhrin e kryeprokurores së përkohëshme Arta Marku.

 

Prokurorët Çela dhe Hajdarmataj pas përplasjes me drejtuesen e Kriemve të Rënda, Donika Prela për dosjen Shullazi u transferuan në Berat e Pogradec nga kryeprokurorja Marku.

 

Çela dhe Hajdarmataj iu drejtuan Gjykatës ku dhe e fituan çështjen.

 

Por pavarësisht kësaj në mbledhjen e KLP nuk munguan debatet mes anëtarëve në lidhje me këtë çështje pasi anëtarët shfaqën qëndrime të ndyshme.

 

Pavarësisht vendimit, në mbledhje nuk munguan debatet mes anëtareve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të cilët ndanë qëndrime të ndryshme mbi çështjen.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re