Skip to content

U përplasën me policinë, hetim 6 ish-deputetëve të PD

Prokuroria ka nisur hetim ndaj disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike me akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

 

Mësohet se janë vënë nën hetim Flamur Noka, Enekelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Artan Frrokaj.

 

Ish-deputetët po hetohen në lidhje me protestën e 16 shkurtit 2019, ku hynë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë kësaj kohe.

 

Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim.