5 protestues ndodhen ende në ambientet e komisariatit nr.4 pas përplasjeve që ndodhen sot tek “5 maji”.

Burime bëjnë me dije se ndaj tyre pritet të komunikohet masa e arrestit për veprën penale të “Kundërshtimit të forcave të rendit”.

Mes personave që mbahen në komisariat, është edhe Laureta Nikolli, për të cilën autoritetet thonë se ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Mësohet se banorët që ndodhen në komisariat janë: Gjin Nikolli, Ndue Marku, Agim Marku, Loreta Nikolli, Mirash Marku.

Fillimisht u shoqëruan 7 banorë por më pas dy prej tyre janë lënë të lirë. Ata janë Bekim Cerri dhe Andi Marku.

Ditën e sotme që prej orëve të para mëngjesit nisi shembja e 12 banesave, që u shoqërua me tensione mes policisë dhe banorëve.

Forcat policore përdorën edhe gaz lotsjellës për të larguar banorët, që mbronin pronën e tyre.

Prej disa kohësh banorët e “5 majit” janë ngritur në protesta që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre pasi preken nga procesi i rindërtimit. Ata kërkojnë marrëveshje me qeverinë për banesat e reja dhe dëmshpërblimin në proporcion të drejtë me pronat që kishin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re