Policia njofton se ka arrestuar shtetasit M. M., 20 vjeçe dhe A. Ç., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “5 Maji” janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve .

Këto dy drejtues mjetesh u përplasën mes tyre dhe si pasojë mjeti që drejtohej nga 20-vjeçarja, plagosi rëndë këmbësorin që ishte duke qendruar në trotuar, i cili mori plagë të rënda në gjymtyrët e tij. (Lexo edhe ketu) 

Arrestimi i shoferëve është bërë pasi të dy janë konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit, ndërkohë që vijon kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re