Skip to content

U përplasën nga një masiv rëre në Kepin e Rodonit dhe ngecën në det, shpëtohen 4 turistët italianë

Rreth orës 16:00, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, janë njoftuar se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë me të cilin lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, 4 turistë italianë, kishte ngecur në det, për shkak të përplasjes me një masiv rëre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore.