Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në IEPV Berat.Një 65-vjeçar nga Berati,gjatë vizitës që ka kryer me djalin e tij që vuan dënimin në Burgun e Beratit,ka futur edhe ushqimet e javës për të.

Por gjatë kontrollit të bërë nga oficerët e policisë së burgjeve,brenda ushqimeve është gjetur një telefon celular.Burime të brendshme pranë IEPV Berat,konfirmojnë se telefoni celular është gjetur i ngjitur me ngjitës plastik brenda një tenxhereje të vogël alumini.

Menjëherë pas kapjes së celularit brenda ushqimeve që do i dërgoheshin në qeli 30-vjeçarit Erjon Çala,u njoftua ShKB-ja dhe policia e burgjeve,që pasi kryehen edhe hetimet paraprake kryhen arrestimin e 65-vjeçarit brenda ambjenteve të burgut dhe më pas dorëzimin e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,ku edhe do të deklarojë rreth detajeve të kësaj ngjarjeje.Telefoni celular ishte futur brenda ambjenteve të burgut të Beratit për 30-vjeçarin Erjon Çala,banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat,i cili është duke vuajtur dënimin në IEPV Berat prej 1-viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re