Një nënë është nën hetim për vrasje në tentativë pasi ajo dyshohet se mbylli foshnjën e saj të dobësuar dhe ‘të padëshiruar’ brenda një gardërobe.

Ajo arriti të mbijetonte vetëm sepse vëllai i saj 13-vjeçar Matvey sfidoi fshehurazi nënën e tyre Yulia Zykova, 38 vjeç, për ta ushqyer atë.

Polina thuhet se tani është rikuperuar plotësisht. Fotografitë e vogëlushes të bëra publike, shkaktuan tronditje në të gjithë vendin.

Gruaja është nën hetim për “vrasje në tentativë” dhe “mizori” dhe pritet të përballet  deri në 15 vjet burg nëse dënohet.

Fotografia e fundit tregojnë se Polina ka rimarrë peshën dhe se ajo tani ka festuar ditëlindjen e saj të parë në një jetimore në qytetin rus Yekaterinburg.

Kujdestarja e Polinës, Ekaterina tha se ajo luan me fëmijë të tjerë, duke shtuar: ‘Ajo është kureshtare, e gëzuar, pothuajse nuk qan fare.’

Ajo do të çohet për birësim nëse anëtarët e familjes së saj nuk janë në gjendje të kujdesen për të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re