Skip to content

U përpoq të shmangte aksidentin, makina del nga rruga dhe përplas rëndë këmbësorin në Elbasan

elbasan 2

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”. Nje makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri po transportohet drejt spitalit.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb