Presidenti Ilir Meta, i ndodhur në Dibër të Madhe për të përkujtuar 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës, ka nderuar edhe memorialin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skendërbeut, pasi Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve, siç thotë edhe Presidenti.

STATUSI I PLOTË

Sot në Dibër të Madhe, në këtë trevë të bekuar nga Zoti, vend i trimërisë, i besëlidhjes, i mençurisë dhe urtësisë, i fjalës dhe i pushkës, ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe që krenohet në çdo epokë me gjithçka i ka dhënë çështjes shqiptare.

Në veçanti Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, simbolit më përbashkues dhe shqiptarit më të gjallë ndër të gjallë, i cili përcaktoi qartë identitetin europian të kombit tonë.

U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re