Gjatë paradites së sotme (7 mars) disa kalimtarët kanë pikasur trupin e pajetë të një gruaje në liqenin e Viroit, Gjirokastër.

 

Policia  njofton se viktima është shtetasja I.K 66 vjeç, banuese në fshatin Manalat, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se është vetëhedhur në liqen.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në liqenin e Viroit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetases I. K., 66 vjeçe, banuese në Manalat, me probleme mendore, e cila dyshohet se është vetëhedhur në liqen.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë nxjerrë trupin e pajetë, nga liqeni.

Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re