Skip to content

U plagos aksidentalisht teksa bashkëshorti po pastronte çiften, gruaja përfundon në spital

Një incident me armë zjarri ka tronditur pak minuta më parë Kamzën, ku një grua mbeti e plagosur aksidentalisht.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ndodhi teksa bashkëshorti i saj po pastronte një armë gjahu tip çifte. Nga pakujdesia, arma u shkrep dhe plagosi gruan.

Ajo u transportua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Policia dhe grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, duke përfshirë kontrollin e armës dhe dëshmitë e mundshme të familjarëve dhe fqinjëve.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.