Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka takuar në spital efektivin e Forcave të Armatosura që u asfiksua ditën e sotme në luftë me flakët.

Peleshi thotë se efektivi Edlir Goxhaj është në gjendje të qëndrueshme dhe vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!” shkruan Peleshi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko