Është zbardhur dëshmia e të riut Redi Balla, që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri pranë lulishtes së “Komunës së Parisit” në Tiranë. Balla i është nënshtruar gjatë natës një ndërhyrje kirurgjikale, dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se nuk i ka parë personat që e kanë qëlluar.

“Parkova makinën dhe po merresha me celularin, nuk e pashë se kush më qëlloi”, mësohet të jetë shprehur 22-vjeçari, ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai është qëlluar nga shumë afër.

I riu ka thënë që në momentin që e kanë qëlluar ai në mënyrë instiktive ka mbuluar kokën me duar, që tiu shpëtonte plumbave. Sipas tij ai ishte duke shkuar në banesë, pasi kishte dalë me miqtë e tij për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares Shqiptare.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re