Një banor i qarkut Korçë është paraqitur në spitalin rajonal të zonës së tij mbrëmjen e së martës për të marrë ndihmën e mjekëve për një dëmtim që i ishte shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.
Sipas policisë, personi me iniciale M. R., rreth 33 vjeç, dyshohet se mund të jetë vetëplagosur, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorisë.
Fatmirësisht, personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
loading…
/faxweb
