Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, pasi është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes të rinjve.

Sipas informacioneve të para, i riu, Aurelio Dervishi mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e Shkozës, në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet motivi i sherrit mes të rinjve.

Të rinjtë kanë qenqë në dy makina të ndryshme kur janë përballur dhe më pas konfliktuar me njeri-tjetrin, ku viktima ka qenë pasagjer në një prej makinave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re