Marjola Myrtollari ka ndërruar jetë pas thuajse një muaji nën kujdesin e mjekëve. Marjola Myrtollari u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, Aleko Myrtollari, i cili pas krimit u largua nga vendngjarja.

 

Prej gati një muaji, e ndjera  ndodhej e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.

 

Vetëm dy ditë më pas ai u vetëdorëzua në polici, ndërsa para uniformave blu deklaroi se shkak i konfliktit që çoi në ngjarjen fatale ishin debatet lidhur me paratë që ai sillte nga emigrimi. Megjithatë një ndër shkaqet që dyshohet të ishte burim konflikti mes çiftit është edhe xhelozia.

 

Pas vdekjes së bashkëshortes së tij, pritet që prokuroria të ndryshojë dhe akuzën për Aleko Myrtollarin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re