Një person është qëlluar me armë zjarri mbërmjen e sotme në plazhin e Velipojës. I plagosur ka mbetur shtetasi Pjerin Brushtulli, 48 vjeç.

Mësohet se 48 vjeçari ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje në plazhin e Velipojës.

Ende nuk dihet identiteti i autorit i cili pas të shtënave me armë zjari është larguar nga vendngjarja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re