Pesë persona janë proceduar penalisht mes tyre dy mjekë të spitalit të Elbasanit të cilët akuzohen se nuk kanë kryer siç duhet shërbimin ndaj një pacienti që ishte paraqitur në ambientet e spitalit.

Sipas policisë mësohet se një 41 vjeçare ka kallëzuar në polici se bashkëshorti i saj shofer në një firmë private është dëmtuar gjatë orarit të punës.

Ndër të tjera në kallëzimin e saj ajo pretendon se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim i lënduari, ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-41 vjeçari, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”;

-49 vjeçari dhe 29 vjeçarja, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe për 49 vjeçarin, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

– Gjithashtu nën hetim është dhe një 55 vjeçar me detyrë administrator i një firme private, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja 41 vjeç, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga 55 vjeçari, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim i lënduari, ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re