Skip to content

U plagos në sy gjatë protestave, Erjon Vishkulli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur

erion vishkulli4

Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestave, është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, ende nuk ka mbërritur nga Italia letërporosia për materialin që iu gjet në sy Vishkullit pas plagosjes.

Përgjigjja nga autoritetet italiane pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e objektit që shkaktoi dëmtimin e tij.