Skip to content

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona

67867868678

Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy gjatë protestës.

Pas dëshmisë, ai ka deklaruar për mediat se kërkon drejtësi për atë që i ka ndodhur.

Vishkulli u shpreh se mesazhi i tij është se Shqipëria u përket qytetarëve, ndërsa la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në protestat e ardhshme, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

“Unë kërkoj drejtësi. Mesazhi është se Shqipëria është e jona. Do të shikoj si do të jem me gjendjen shëndetësore, nëse do të marr pjesë në protestë apo jo. Unë po vijoj ende me kontrollet mjekësore edhe këtu në Shqipëri”, deklaroi Vishkulli.