Kanë dalë pamjet nga aksidenti e katër të plagosur në aksin Gjirokastër- Sarandë.

Nga pamjet dallohet automjeti tip ‘Volkswagen’ i cili ka përfunduar mrekullisht buzë rrugës pa dalë jashtë saj ku ndodhet njëthellësi e konsiderueshme.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re