18-vjeçarja që u përdhunua për vite me radhë nga vëllai 33-vjeçar i njerkës së saj po merr trajtim dhe mbështetje nga psikiatrit.

Vajza ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare, teksa nga mosha 12-vjeçare është përdhunuar nga 33-vjeçari në shtëpinë e saj. Kur ajo u largua nga Volosi për në një qytet në Greqinë veriore, ku ajo po studion, ai e shantazhoi dhe i kërkoi para që ajo të mos zbulonte fotot që kishte bërë për përdhunimin e saj.

Lexo edhe :Related Posts

Mbrëmjen e së hënës, babai i saj 50-vjeçar, pas presioneve ka mësuar të vërtetën nga vajza e tij 18-vjeçare, teksa ka parë mesazhet shantazhuese në celularin e fëmijës së tij.

Të nesërmen ai ka marrë armën dhe ka vrarë kunatin e tij. 50-vjeçari shqiptar tashmë ndodhet në burg dhe avokati i tij ka deklaruar se shqetësimi i tij i vetëm janë fëmijët. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re