Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Thumanë, ku një 35 vjeçar punonjës në një fasoneri ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga një tranxhe.

Sipas burimeve për ABC News mësohet se i riu është prerë aksidentalisht nga një pajisje që ndodhej në një fasoneri në pronësi të një biznesmeni nga Kruja.

LEXO EDHE: Humb jetën punonjësi i fasonerisë në Krujë, dyshimet e para

Ndërkaq mësohet se në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa nga administratorët e fasonerisë e cila prej gjashtë muajsh zhvillonte aktivitetin e saj në Krujë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re