Ka ndërruar jetë në Turqi një efektiv i policisë së Shkodrës që u prek nga koronavirusi. Hydajet Nehani, që punonte edhe si shofer i drejtorit të policisë së Shkodrës u infektua me Covid rreth dy javë më parë.

Në fillim u shtrua në Spitalin Infektiv në Tiranë, por për shkak të gjendjes tepër të rënduar u dërgua për mjekim të specializuar jashtë vendit.

Mësohet se virusi i kishte shkaktuar komplikacione në organet jetësore të vendit. Ai është efektivi i parë i policisë së Shkodres që humb jetën nga covid-19

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re