Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako, i cili është një prej njerezve që vë në dyshim ekzistencën e Covid, u infektua vetë dy javë më parë.

Pas shërimit, ai u rikthye në studion e “Rrethi Katror” në E Diell, të drejtuar nga Edi Manushi.

Moderatori e pyeti se si ishte eksperienca e tij me sëmundjen dhe Cako tha se nuk ka pasur asnjë simptomë dhe ka qenë shumë mirë.

“Kam ndejtur i izoluar nga familja, megjithatë s’kam pasur absolutisht asgjë, kam dalë për vrap nga liqeni kam  bërë ato kilometrat e mia. Kjo është përgjigjia ime për të gjithë ata dashakeqët që shkruajnë nëpër portale se s’kam qenë mirë,” tha Cako.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re