Një person është arrestuar nga policia dhe dy të tjerë janë proceduar penalshit pasi u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane se mund t’iu siguronin pasaporta të shtetit shqiptar në këmbim të një shume të konsiderueshme eurosh.

 

Shtetasi I arrestuar është me inicialet T. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe banues në Tiranë.

 

Ndërsa është proceduar penalisht shtetasi E. M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim shtetasia M. M., 49 vjeçe, të dy shqiptarë.

 

Opeëracioni I koduar “Përshpejtimi” u zhvillua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane të cilët shfaqnin interes se mund t’ju siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar për shuma që varionin mbi 20 000 euro.

 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe është provuar se shtetasit e lartpërmendur ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, ju kanë marrë disa shtetasve shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare por që, sipas policisë, nuk kanë bërë të mundur dot as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumentave që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit.

 

Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar:

 

– Zyra në Tiranë e shtetasit të arrestuar arab;

– Tre njësi kompjuterash të ndryshëm;

– Një aparat celular;

– Dokumenta të ndryshme.

 

 

Tre shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re