Kandidatja e LSI për Durrësin, Elona Guri dhe kryetarja e LSI për Durrësin janë proceduar nga policia pasi kanë protestuar kundër vendimit të Policisë së Shtetit për të gjobitur me 50 mln lekë të vjetra kryetarin e shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi.

Ditën e djeshme ajo postoi një foto nga drejtoria vendore e Policisë së Durrësit, dhe me anë të atij statusi në rrjetet sociale Guri u shpreh se shteti policor po ushtron terror ndaj pensionistëve dhe intelektualëve në Durrës.

Ajo shtoi se më 25 Prill qytetaria e Durrësit do e shporrë “Rilindjen” dhe shtetin e saj policor.Në lidhje me këtë rocedim ka patur dhe një reagim nga kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi, e cila shprehet se do ta bëjë përditë këtë punë dhe do të ngrejë zërin e saj ndaj ç padrejtësie që ndodh në këtë vend.

Postimi i plotë LSI Durrës në facebook: “Unë deklaroj se përditë do bëj këtë punë, do ngre zërin tim për padrejtësitë që ndodhin në këtë vend dhe nuk dua që policia të vendosë gjoba ndaj njerëzve intelektualë.”

Kontjana Kuçi

Kryetare e LSI Durrës

Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit në Durrës.

Gjithmonë në krah të intelektualëve të Durrësit.

Gjithmonë do ngremë zërin për Durrësin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re