I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, profesor Edmond Tupja ka folur për procedimin që i është bërë atij për pjesëmarrjen në protestë.

Tupja ka treguar se është ende në mbështetje të studentëve dhe se nuk është organizator dhe nuk k asnjë arsye për tu proceduar, megjithatë ai ka thënë se i është zhvirgjëruar dëshmia e penalitetit.

“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që jam proceduar penalisht. Ma tha një miku im. Deri dje, kam pasur dëshmi penaliteti të virgjër. Jam rritur në një familje me edukatë dhe në respekt të ligjit.

Nga 4 akuzat, nuk e gjej veten te asnjëra. Unë isha mbështetës, jo organizator; nuk kam hedhur vezë apo shishe ndaj institucionit; nuk kam bllokuar rrugën sepse kam qëndruar në trotuar,”- u shpreh Tupja.

E ndërkohë, pranon se nuk e ka bezdisur ky procedim, madje ka dalë sërish në protestë:
“Shkova në Kryeministri dhe tregova se sërish jam në mbështetje të studentëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re