Sekretari Ligjor në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me procedimin penal që i është bërë nga policia për shkak të grumbullit tek sheshi i Teatrit Kombëtar pas orës 17:30.

Gjata tha se për këtë u njoftua nga gazetarët, ndërkohë që shtoi se kjo është një klimë terrori që po bëhet ndaj opozitës dhe qytetarëve.

“Ma thanë gazetarët për këtë punë. Nuk e di tani se nuk më ka njoftuar njeri. Është klimë terrori ndaj opozitës, qytetarëve, ndaj protestuesve dhe ku do të shkojnë me këtë klimë terrori. Prandaj jemi këtu, po na shpallin akt lufte, se si do ta vazhdojë e dimë ne si do të ndodhë.

Problemi që vë gjoba këto janë budallallëqe tipike. Brenda klimës së terrorit përdoren lloj-lloj procedurash terroriste.

Kjo është një qeveri në ikje dhe ka shumë frikë. Deri tani ishim në rënie dhe tani po shkojmë në zonën e pikut.

Do të doja të shikoja në grup mjekësh me personalitet dhe me intergitet që nuk shkelin mbi moralin e tyre profesional që të dalin dhe të na thonë si është kjo situatë.

Dilte ministrja dhe thoshte filani ishte i sëmurë me COVID-19, por vdiq nga zemra. Ministrja e Shëndetësisë nuk dallon dot një kafe nga vinonvili. Ai prandaj e mban të mbyllur vendin dhe në gjendje të jashtëzakonshme, për të miratuar tenderat, për të shembur Teatrin. Nuk priste deri sa të mbaronte pandemia, por pikërisht në këtë kohë.

Është qeveri në ikje në panik në gremisje të Kap Ça të Kapi. Ne jemi këtu për ta penguar këtë.”- tha Gjata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re