Ramir Haderi, koordinator i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE Shkoder, ka dalë në një komunikim për mediat këtë të shtunë pas zbulimit të një “shtpie bari” në Shkodër.

Haderi është vënë në ndjekje penale për “shpërdorim detyre”, përshkak se nuk ka konstatuar vjedhjen e energjisë në zonën ku drejton ai. Pikërisht për këtë arsye ai ndihet tepër i revoltuar, sepse në kontratën që ka firmosur nuk ka asnjë pikë që i ngarkon evidentimin e vjedhjes së energjisë. ç

Ndër të tjera, Hadëri shprehet se nëse veprohet në këtë mënyrë, atëhere llogjikisht duhet të arrestohet dhe drejtori i policisë apo punonjësit e policisë. Ai i bën thirrje Ministrit Çuçi që të hetohet dhe të vihen para përgjegjësisë personat përgjegjës.

“Jam shumë i indinjuar për faktin që ka portale që shkruajnë se jam vënë në ndjekje penale për ‘shpërdorim detyre’. Unë e di se Drejtorit të Policisë dhe grupit hetimor që kanë qenë dje për rastin flagrant në Berdicë, për një shtëpi bari që është gjet atje, i kam vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për zonën ku unë drejtoj me përgjegjësi. Nuk e kuptoj këtë urdhër për arrestim, ndalim ndaj punonjësve të OSHEE, kur nuk kanë të ndaluar në radhët e policisë. Çfarë përgjegjësie kam unë apo punonjësit e OSHEE për ndërtimin e shpiave, apo konstatimin ndaj meje për shpërdorim detyre se nuk kam konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Në zonën ku operoj kam 26 mijë abonentë. Në asnjë rast nuk thotë se unë jam përgjegjës për evidentimin e rasteve abuzive në terren. I bëj thirrje porkurorisë së rrethit, drejtorit të përgjithshëm të policisë, ministrit të brendshëm, SHÇBA, që të hetohet rasti në fjalë. Të arrestohet përgjegjësit që kanë lidhje. Nuk ka arsye ligjore që të më dërgojnë në ndjekje penale, kur unë nuk kam asnjë funksion në terren për të gjetur lidhjet e paligjshme,. Nëse unë nuk kam marrë masa ndaj punonjësve apo ndaj zonës për evidentimin e rasteve atëherë mund të shkoj për shpërdorim detyre. Por nuk mund të kem urdhëra verbal, ku më thohet me presione je i arrestuar, nuk je i arrestuar. Nëse është kështu duhet të arrestohet drejtori i policisë, punonjësit e policisë. Nuk mund të shkoj unë në ndjekje penale për një shpi hashashi, të më thotë mua nuk ke evidentuar rastin. Ja ku e kam kontratin. Ma gjej që është detyre e imja ligjore”, tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re