Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zbuloi dy ditë më parë dy emra që, sipas tij, mund të udhëheqin një qeveri tranzitore për 12 muaj.
Ai u shpreh se mjeku në pension, Tritan Kalo, dhe profesori Përparim Kabo mund t’i japin Shqipërisë një qeveri përtej palëve dhe zgjedhje të lira e demokratike, duke theksuar se më pas do të ketë efektin domino dhe do të ketë garë në çdo nivel.
“Jo të jesh ti kryeministër, sepse je provuar që je hajdut. Me qeveri tranzitore, të mbledhim intelektualët më të mirë, sepse kemi. Një qeveri tranzitore për 12 muaj, më vjen në mendje profesori Tritan Kalo, është pensionuar, është në Kanada dhe mund ta udhëheqë një qeveri tranzitore 12 muaj. Jam i bindur që është një njeri që zgjedhjet do t’i organizonte model. Profesori Përparim Kabo… pra le t’i japim njerëzve një qeveri përtej palëve, 12 muaj me një mandat të qartë, të organizojmë zgjedhje demokratike. Pastaj, po fitoi ky, dakord, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Lapaj.
Mjeku Kalo reagoi me një postim të gjatë, duke shpjeguar pse nuk i përgjigjet ftesës së Lapajt.
U bënë 48 orë që komentues mëndjeçartur, në shumicën e tyre patronazhistë ose militantë të thekur, ndonjë analist, plot parazitë kafenesh apo të porsazbritur në qytete apo në rrethinat e tij në tokat tona të xanuma prej tyre, nuk kanë lënë fëlliqsirë pa nxjerrë nga goja e mëndja e tyre e shpërfytyruar moralisht, thjesht e vetëm sepse:
Protestuesi genetik Adriatik Lapaj më paska përmendur mua dhe Prof. Përparim Kabon si kandidatë për Kryeministër të një Qeverie teknike tranzitore 12-mujore, për organizimin e zgjedhjeve të drejta e të ndershme në Shqipërinë e këndej Drinit.
Adriatiku ka shprehur një dëshirë të tijën pa u konsultuar së pari paraprakisht me mua. Prof. Kabo është në të drejtën e tij të shprehet, POR që unë e mirëkuptoj sepse ai ka dashur të hedhë dritë mbi faktin se mjedisi ynë shoqëror ka ende plot bijë e bija të pa ndotur nga LLUMI KLEPTO-KORRUPTIV i këtyre 34 viteve DEMON-KRACI…
Aq larg shkojnë këto mëndje-errësuar sa më kanë bërë edhe vrasës (?!?!), e ndokush tjetër ka bërë thirrje edhe për të më varur në litar.
Unë MANTELBARDHI Dr. Tritan Kalo, e kam treguar me vepra dhe jo me lloqe kafenesh, se kam qënë në sheshe kurdoherë kur është cënuar Demokracia pas shpalljes së pluralizmit politik më 15.12.1990…
U jam gjendur kujtëdo që është lënduar në këto protesta, sepse MISIONARI mjek nuk bën dallime të përkatësive partiake, për të ndihmuar këdo që ka nevojë për asistencë mjekësore.
Ka ende gjallë ish-funksionarë shteti ose funksionarë aktualë të tij, ish-drejtues politikë të PS-së dhe jo vetëm të saj, të cilët mund të pohojnë ato çka unë shkruaj më lart, përpos Azem Hajdarit të PD-së, meqë ai është bërë me kohë për rrahmet…
Në 31.03.1991 kam udhëtuar direkt nga Parisi në Tiranë për të votuar ndryshimet demokratike në Mëmëdheun tim.
Në 28.06.2009 nuk kam nguruar të fluturoj nga Kanadaja për të hedhur votën në Shqipërinë e këndej Drinit sepse në Demokraci, vetëm vota e mëndjeve të lira mund të sjellë ndryshime socio-politike.
Në 11.05.2025 po ashtu kam ardhur nga Victoria, BC, Kanada, direkt në Tiranë për të dhënë kontributin tim sado modest në ndryshimet demokratike shqiptare. DY HERË:
NË 1993 familjarisht jam rikthyer në Tiranë nga Parisi, edhe pse kisha një pozicion të përftuar me konkurs në Asistencën Publike, të cilin kurrë nuk ma ofruan në QSUT, dhe
Në 2009 jam rikthyer nga Kanadaja për të dhënë më të mirën time të mundshme për bashkëkombasit e mi, që i besuan mëndjes dhe dijenive të mia modestisht jo të pakta mjekësore.
KURDOHERË në ATË-DHE unë kurrë nuk jam sjellë si KONFORMIST për të përftuar poste shtetërore apo akademike, përkundrazi duke qenë VETËVETJA, më janë krijuar pengesa pas pengesash, vetëm e vetëm që të mos marr atë çka unë kam merituar me profesionalizmin, punën dhe përkushtimin tim ndaj kujtdo që më është adresuar për asistencë në ndihmë të problemeve të tij shëndetësore.
JAM SHUMË-SHUMË KRENAR për qindra jetë të shpëtuara, si dhe për mijëra e mijëra jetë të lehtësuara nga hallet e problematikat e tyre mjekësore.
Në 42 vite pune prej 2.07.1981 kur ngjita për herë të parë shkallët e Spitalit Nr. 4 Infektiv si Mjek stazhier, dhe deri më 18.07.2023 ditën e daljes sime në pension, jam përpjekur për çdo sekondë të jetës sime, për ta ruajtur nga çdo ndotje morale e financiare MANTELBARDHËSINË time.
“DASHAMIRËSIA mdiokratokratike” e drejtuesve në Shërbim, në Fakultet dhe në Universitet nuk më rimundësuan DIJEDHËNIEN në auditoret e Fakultetit të Mjekësisë pas kthimit nga Kanadaja, deri në daljen time në pension dhe rikthimin në Kanada…
Pavarësisht kësaj që përmenda më lart, unë kurdoherë DIJET e mia teorike si dhe NJOHURITË e mëdha praktike, i kam vënë në dispozicion të studentëve, të mjekëve stazhierë apo të kolegëve jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë…
Për dijeninë e kujtdo që ende bart dritë në sytë dhe në mendjen e tij, unë isha i vetmi mjek në atë shërbim me “Medalje të Artë”, me diploma universitare franceze në lëmitë e Sëmundjeve Infektive e Tropikale, si dhe të Reanimacionit Mjekësor, krahas diplomës shqiptare të specializimit në Sëmundjet Infektive dhe Epidemiologji, që e nisa dhe e mbarova karierën time mjekësore thjesht si MJEK, pa asnjë “ofiq” si akademik edhe funksional shtetëror, thjesht e vetëm sepse KURRË nuk ju bëra urë askujt përveç profesionalizmit tim si dhe Betimit të Hipokratit, duke qenë kurdoherë VETËVETJA…
KENI PLOT DJEM E VAJZA të mirëshkolluar, të mirëedukuar, të plotëmoralshëm dhe aspak të tunduar nga klepto-korrupsioni i qeverisjes 34-vjeçare DEMON-KRATIKE, si brenda edhe jashtë Shqipërisë së këndej Drinit të cilët, me dijen e tyre dhe vullnetin e tyre, mund të përballojnë mjaft mirë sfidat e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të vendit.
Realizimi sa më shpejt të jetë i mundur i:
-
Zëvendësimit të Partitokracisë/Kryetarokracisë me rrëshqitje drejt Autokracisë në zbatim
