Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar Taulant Ballën si ministër i Brendshëm.

“Taulant Balla emërohet Ministër i Brendshëm. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga Presidenti Begaj.

Taulant Balla u propozua nga kryeministri Edi Rama pas shkarkimit nga posti të Bledi Çuçit.

Propozimi i kryeministrit Rama për të emëruar Taulant Ballën në postin e Ministrit të Brendshëm mbërriti në Presidencë rreth orës 14:00 të mesditës së të hënës (10 korrik).

Bledi Çuçi u shkarkua nga posti pas skandalit ku u përfshinë familjarë të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili është dorëhequr nga mandati.

dokumenti taulant balla

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re