Ditën e sotme u publikua një audiopërgjim, ku kreu i bashkisë së Tiranës, ‘sulmonte’ kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Ndërsa rreth së fundmi kryebashkiaku, i cili duket i pashqetësuar edhe pas publikimit të audiopërgjimit, ka postuar disa foto në rrjetin e tij social ku vë në dukje praninë e kryeavokatit të drejtësisë sportive, Efraim Barak, për të cilin u shpreh se do i ndihmonte të pastronin futbollin nga “llumi” i 20 viteve të fundit.

Postimi i Plotë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak.
Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar! ⚽️
Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar!
FORCA!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re