Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Lulash Qepuri.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arma e gjetur jashtë lokalit dyshohet se i përket djalit të viktimës. Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes janë gjendur mbi 20 gëzhoja, 4 nga të cilat të llojit shotgun dhe të tjerat armë automatik.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë djali i viktimës i cili ka qëlluar në drejtim të automjetit të autorit. E pas këtij momenti ai ka marrë ne telefon policinë, duke e lajmëruar për ngjarjen. 76 vjeçari u dërgua menjëherë në spital por fatkeqsisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

I moshuari u qëllua 4 herë me shotgun, nga ku mori 3 plumba. Viktima e atentatit të mbrëmshëm në Shkodër, Lulash Qepuri, rezulton emër i njohur për policinë.

11 vite më parë, me konkretisht në tetor të vitit 2011 ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin, ku u ekzekutua mbrëmë, por edhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur e sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re