Detaje të reja dalin nga të shtënat me armë drejt lokalit dhe hotelit në pronësi të Mondi Vogës, në fshatin Krastë të Fushë-Krujës.
Raportohet se drejt biznesit është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje mësohet se janë gjetur 15 gëzhoja.
Shenjat e plumbave janë të dukshme në fasadën e xhamit të lokalit, teksa kanë depërtuar deri në banak.
Sipas burimeve, Mondi Voga ka qenë duke fjetur në hotel së bashku me gruan dhe fëmijët, ndërsa në hotel nuk ka pasur turistë.
Ka qenë vetë pronari i cili ka njoftuar policinë rreth orës 01:10 për të shtënat me armë, ndërsa po verifikohet ngjarja.